Kurti zhvillon disa takime në New York

September 25, 2024
min lexim

Kryeministri, Albin Kurti, ka filluar pjesëmarrjen e tij në Javën e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, ku ka zhvilluar një sërë takimesh me liderë shtetesh dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

Në ditën e parë të vizitës, Kurti u takua me kryeministrin e Lihtenshtajnit, Daniel Risch, në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në New York.

“E filluam duke u bërë nikoqir të Kryeministrit të Lihtenshtajnit, Daniel Risch, në ndërtesën e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, në takimin e parë ndërmjet nesh. Principata e Lihtenshtajnit e ka mbështetur vazhdimisht republikën tonë në proceset integruese, për çka i jemi mirënjohës. Me vullnetin e dyanshëm për raporte dhe partneritet sa më të fortë bilateral, bashkë diskutuam se si mund të rrisim bashkëpunimin ekonomik dhe shkëmbimet tregtare”, ka shkruar Kurti në Facbeook.

Një tjetër takim ishte ai me kryeministrin e Islandës, Bjarni Benediktsson, ku u bisedua për arritjen e marrëveshjeve tregtare mes Kosovës dhe shteteve anëtare të Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA).

“Shtet tjetër mbështetës i yni, që e ka njohur pavarësinë tonë brenda më pak se një muaj prej shpalljes së saj, është Islanda. Sikurse me Lihtenshtajnin dhe me Islandën po zhvillojmë diskutimet për të arritur marrëveshje për tregti të mirë me shtetet e anëtare të EFTA-s. Falënderimin në emër të popullit tonë dhe përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës që vlerat e përbashkëta t’i kthejmë në partneritet ekonomik dhe tregtar, përveç se të sigurisë, pata kënaqësinë që t’i ndajmë me Kryeministrin e këtij vendi, Bjarni Benedikstsson”.

Kurti gjithashtu zhvilloi një takim me Drejtoren Menaxhuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva.

“Në ndërtesën e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, u takuam gjithashtu me Drejtoren Menaxhuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva. Diskutuam për performacën ekonomike të vendit gjatë qeverisjes sonë, për zbatimin e programeve që kemi me FMN-në dhe për bashkëpunimin në përmbushjen e agjendës së reformave ekonomike, realizimin e investimeve në infrastrukturë dhe energji, përmirësimin e klimës së investimeve dhe avancimin e mjedisit për të bërë biznes. Ajo na uroi për rezultatet dhe suksesin e arritur në qëndrueshmërinë fiskale dhe menaxhimin e borxhit publik, për çka theksoi se Kosova jonë mund të shërbejë si shembull dhe për vendet tjera”, ka shtuar Kurti.

Përveç këtyre, Kurti mori pjesë në Presidiumin vjetor të Internacionales Socialiste.

“Ndërkaq ndërmjet takimeve bilaterale, në cilësinë e Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, mora pjesë në Presidiumin vjetor të Internacionales Socialiste, që kryesohej nga Presidenti i saj, Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez. Aty theksova se përballë sfidave kryesore të kohës sonë, vlerat socialdemokrate, të rrënjosura në solidaritet, barazi dhe prosperitet të përbashkët janë më relevante se asnjëherë më parë”.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Xhensila Myrtezaj përfundon në spital, çfarë i ka ndodhur këngëtares?

Story i radhës

Eskortat e huaja në Tiranë, Lala zbulon “pazarin” e tyre për 1 orë qëndrimi me klientët

Të fundit nga

Camavinga jashtë për 2 ose 3 javë

Mesfushori pësoi një dëmtim muskulor në kofshën e majtë! Një tjetër dëmtim për skuadrën tashmë të shkatërruar në dispozicion të Carlo Ancelottit. Mesfushori Eduardo Camavinga u largua nga fusha mbrëmjen e së
ShkoLartë