Kurti zbulon emblemat ruse që janë gjetur në veri gjatë bastisjeve të Policisë

December 1, 2024
1 minut lexim

Kryeministri Albin Kurti ka folur edhe njëherë për sulmin që ndodhi në Varagë të Zubin Potukut.

Ai në konferencën për gazetarë ka prezantuar emblemat ruse që janë gjetur gjatë kontrollove të Policisë në veri.

“Pra një numër i madh i emblemave nga Rusia, përveçse municion, armatim dhe uniforma dhe pajisje të tjera të cilat janë gjetur dhe sekuestrua”, tha Kurti para gazetarëve.

“Serbia po i kopjon metodat ruse për të kërcënuar Kosovën dhe rajonin tonë në përgjithësi, me gjithë këto, edhe kjo përpjekje është e destinuar të dështojë pasi Kosova mbështetet në vlerat demokratike perëndimore  që na kanë forcuar neve së brendshmi dhe e kanë forcuar partneritetin tonë së jashtmi me aleatët rajonalë, strategjikë, evropian e amerikane.

Ky bashkëpunim dhe përkushtim i Kosovës ndaj sigurisë, paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm do të triumfojë ndaj çdo përpjekje për destabilizim”, tha Kurti.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

2000 vdekje në vit si pasojë e ndotjes

Story i radhës

Zbardhet dinamika e vrasjes! Autori dhe viktima miq! Dedja u ngrit nga tavolina për ta përqafuar, 27-vjeçari e qëlloi pa asnjë fjalë

Të fundit nga

VLEN: BDI është sinonim i destabilizimit!

I ashtuquajturi Fronti Europian i cili tani po hedh shqelmat e fundit po tenton të mbjell pasiguri te qytetarët. Fakti që u destabilizua Fronti i thirrur në “Europian”, nuk nënkupton se duhet
ShkoLartë