​Kurti vizitoi prodhuesit e Gjilanit

1 minut lexim

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar prodhues vendor në Gjilan.

“Është me të vërtetë krenari kur e sheh një biznes i cili me prodhimtari vendëse, me punëtorë të devotshëm edhe me mjeshtër të ëmbëlsirave, kanë arritur që në periudha të caktuara të kenë deri në 50 punëtorë e të shesin deri në 250 pika anembanë Kosovë”, tha Kryeministri Kurti, gjatë vizitës në fabrikën për prodhimin e ëmbëlsirave “Bujana”.

Në takim me pronarët e fabrikës, kryeministri Kurti i falënderoi për mikpritjen e përzemërt. Në veçanti, ai i falënderoi nga zemra që në mesin e punëtorëve i kanë edhe dy persona me sindromën Down.

Duke theksuar se Qeveria e Republikës së Kosovës e ka shpallur vitin 2022, Vit të personave më aftësi të kufizuara, kryeministri theksoi se aftësitë e pakufizuara nuk i kemi asnjëri prej nesh, por është shumë e rëndësishme që sa më shumë persona me aftësi të kufizuara t’i inkuadrojmë në jetën tonë shoqërore, ekonomike e kulturore.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nga Nard Ndoka tek Kujtim Gjuzi e Sali Shehu/ Berisha takim me aleatët e partive jo parlamentare për zgjedhjet lokale

Story i radhës

Sulmohet fizikisht nga disa persona një 16-vjeçar në Tetovë

Të fundit nga