Kurti: U dakordësova me BE-në, jo hapa që mund të përshkallëzojnë situatën në veri të Kosovës

July 12, 2023
1 minut lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për marrëveshjen për çtensionimin e situatës para ministrave në fillim të mbledhjes së sotme të Qeverisë.

Kurti aty e përmendi edhe se Kosova është hapjtuar që të mos bëjë hapa “që munda ta eskalojnë situatën në veri”.

“E para, Qeveria e Kosovës e shpallë publikisht gatishmërinë e saj për të punuar në drejtim të de-eskalimit të situatës dhe për të mos ndërmarrë hapa që mund ta eskalojnë siutatën në veri të vendit tonë. Kjo gjë nënkupton edhe reduktimin e menjëhershëm të 1/4 të policëve që gjenden brenda ndërtesave komunale apo në afërsi të tyre”, tha ai.

Shefi i Qeverisë tha se policët “do të zhvendosen diku tjetër në po ato komuna” pasi konsiderojnë se “paranë ndërtesave komunale situata tash e dy javë është krahasimisht shumë më e qetë”.

Kurti përmendi edhe pikat tjera të marrëveshjes, ndër të cilat atë për vlerësime të përbashkëta me EULEX-in dhe KFOR-in për mundësinë e zgovëlimit të mëtejshëm të pranisë policore në veri. Kjo, tha Kurti, “ishte kërkesë e jona që nga fillimi”

Ai përmendi edhe deklaratën që duhet ta bëjë Qeveria për të mbështetur mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri “pas stinës së verës”.

Brenda dy javësh pritet të shtensionohet situata në veri, në bazë të një marrëveshjeje të arritur të hënën ndërmjet zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak./express

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kurti: Zgjedhjet në veri pas verës

Story i radhës

Laporta zbulon se si Reali i mori Gylerin

Të fundit nga

ShkoLartë