Kurti thirrje aktivistëve të VV-së: Zgjedhjet janë çështje muajsh, të bëhemi gati për betejat e radhës

min lexim

Kryeministri Albin Kurti dje në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se zgjedhjet janë “çështje muajsh”, andaj ju ka bërë thirrje aktivistëve e drejtuesve të qendrave të jenë më kërkues ndaj asambleistëve, deputetëve, e të gjitha figurat që konsiderohen qendrore.

Ai ka kërkuar nga ta t’i maksimalizojnë përpjekjet në mënyrë që procesi zgjedhor t’i gjej të përgatitur dhe të gatshëm për betejat e radhës zgjedhore.

Nuk është aspak ide e keqe, e përkundrazi, është shumë e mirë, që asambleistët, deputetët, e të gjitha figurat që konsiderohen qendrore, të përfshihen në organizimin tonë, që nga niveli i parë organizativ”.

“Bëhet shumë më atraktive e serioze një mbledhje e Pikës në X fshatin, kur të pranishëm e ka edhe deputetin dhe asambleistin përkatës”.

Si drejtues të qendrave është me rëndësi që t’i mendoni këto gjëra në këtë drejtim, e të jeni më kërkues edhe ndaj deputetëve, ministrave, zëvendësministrave e anëtarëve të kryesisë qëndrore të Lëvizjes”.

“Tashmë nuk ka dyshim që zgjedhjet janë çështje muajsh. E kur dimë gjëra që janë të afatizuara, nuk ka arsye apo shkaqe që të jemi të papërgatitur”.

Kështu që, unë ju bëj thirrje edhe nga këtu sot, që ditët e javët në vijim t’i maksimalizojmë përpjekjet tona në realizimin e objektivave tona në mënyrë që procesi zgjedhor të na gjej të mirëstrukturuar, të përgatitur dhe të gatshëm për betejat e radhës që na presin”, ka thënë Kurti.

Story i mëparshëm

Disa ish-agjentët e shërbimit sekret flasin hapur për tentativën për vrasjen e Trumpit

Story i radhës

Kryediplomati britanik bën thirrje për armëpushim në Gazë

Të fundit nga