Kurti tha se s’shkoi në Hagë për vizitë për shkak të formularëve, vjen reagimi i Çitakut

December 31, 2024
1 minut lexim

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti për deklaratën që e dha mbrëmë se e ka menduar që të shkojë në Hagë për vizitë, por se “u ndal” për shkak të nënshkrimit e plotësimit të formularëve.

“Unë e kam menduar vizitën në Hagë dhe kam qenë i interesuar të shkoj, por faktori kryesor që më ka ndalur të shkoj është që duhej plotësuar shumë dokumente, formularë ku t’i nënshkruaj në dokumentet e Gjykatës Speciale. Unë nuk kam dashur ta bëj atë gjë, unë kam konsideruar e edhe sot mendoj që është gabim ajo”, tha Kurti në mediumin publik.

Por, këtë Çitaku e pa si “tallje pa kripë” me ata që sakrifikuan për lirinë e Kosovës.

“Mes shumë “perlave” të shprehura mbrëmë, Kryeministri paska deklaruar se nuk i ka vizituar luftëtarët e UÇK-së në Hagë, sepse, sipas tij, “priton të mbushë formularët”. Zot na ruaj! Ndoshta kjo shpjegon edhe mungesën e vizitave të tij në SHBA – ndoshta edhe për vizë amerikane është po i njëjti problem, “formularët”. Çfarë tallje pa kripë, çfarë përbuzje dhe mungese e plotë empatie ndaj atyre që sakrifikuan për lirinë tonë. Turp”, ka shkruar sot Çitaku.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Me 3.4 kg kokainë dhe dhjetëra shishe alkool kontrabandë, arrestohet 32-vjeçari

Story i radhës

Gashi: Duhet të merremi me ata që e kanë lënë gjuhën shqipe jozyrtare, jo pse unë kam thënë se është jozyrtare

Të fundit nga

ShkoLartë