Kurti takon Petrovcin pas trajtimit mjekësor që mori në Prishtinë e Stamboll

1 minut lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuaraktorin kosovar, Enver Petrovci.

Kurti njoftoi se ky takim vjen pasi Petrovci, kishte marrë trajtim mjekësor në spitalet e Prishtinës dhe të Stambollit.

Ai tha se “në këtë takim ku ka qenë e pranishme edhe bashkëshortja e Petrovcit, Valbona Pula Petrovci, kanë folur për tetarin e filmin në Kosovë dhe për kontributin e Enver Petrovcit ndër vite dhe sfidat përgjatë karrierës”.

“Gjallëria dhe kthjelltësia e Enver Petrovcit përcëllon pozitivisht dhe frymon një lloj të lirisë së shprehjes plot karizëm të pasforcuar dhe humor të mençur.

Dje pata kënaqësinë të vizitoj aktorin e mirënjohur, pas një qëndrimi të tij në spitalet e Prishtinës dhe Stambollit për shërim. Më priti së bashku me bashkëshorten e tij, Profesoreshën e njohur të Pianos, Valbona Pula Petrovci, si dhe me fëmijët dhe nipërit e mbesat e tyre. Diskutuam gjerë e gjatë për teatrin e filmin te ne, kontributin dhe sukseset e tij ndër vite, si dhe sfidat që ka hasur përgjatë karrierës së tij të pasur”, shkroi Kurti në Instagram.

Story i mëparshëm

Fillon projekti për zhvillimin e komunave, do të ndahen 250 milionë euro për projekte infrastrukturore

Story i radhës

“Debati për shqipen, sensitiv” – Arben Taravari thotë se “BDI është në frikë, sepse nuk është mësuar në opozitë”

Të fundit nga