kurti takoi emisarin e be se peter sorensen biseduan per dialogun dhe zhvillimet ne veri te kosoves 6a63c1b596e41

Kurti takoi emisarin e BE-së, Peter Sorensen – biseduan për dialogun dhe zhvillimet në veri të Kosovës

July 24, 2026
1 minut lexim

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se ka pritur në takim të Dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen. Sipas tij, gjatë takimit u diskutua për ecurinë e procesit të dialogut, situatën në Ballkanin Perëndimor dhe zhvillime të tjera aktuale me interes të përbashkët.

Kurti theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj zbatimit të Kushtetutës dhe ligjeve, duke garantuar barazinë e qytetarëve dhe përfaqësimin e të gjitha komuniteteve në institucionet shtetërore, përcjell “Bota sot”.

Ai shtoi se dorëheqjet kolektive të zyrtarëve serbë në veri katër vjet më parë kishin për synim, sipas tij, cenimin e karakterit shumetnik të institucioneve, ndërsa nënvizoi se sistemi gjyqësor duhet të ruajë shumetninë dhe njëkohësisht të garantojë pavarësinë e cilësinë e drejtësisë.

Postimi i plotë

Sot prita në zyrën time të Dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sørensen, me të cilin, mes tjerash, diskutuam për procesin që ai e ndërmjetëson, situatën në Ballkanin Perëndimor dhe tema aktuale.

Republika e Kosovës, përveçse afirmon, është këmbëngulëse në zbatimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, në barazinë e qytetarëve të saj dhe në gjithpërfshirje. Të punësuarit në institucionet e Republikës janë dhe duhet të jenë nga të gjitha komunitetet, e të karakterizohen nga kompetenca profesionale dhe integriteti etik, përfshirë këtu policinë, gjyqësorin e prokurorinë e shtetit.

Dorëheqjet kolektive të para katër vjetëve në veri të Mitrovicës kishin pikërisht synim rrënimin e përbërjes shumetnike të sistemit tonë demokratik. Tani, rruga përpara është ajo që e përcaktojnë Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës, e cila në rastin e sistemit gjyqësor nënkupton ruajtjen e shumetnisë, por njëkohësisht edhe garantimin e pavarësisë dhe cilësisë së drejtësisë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti premton 28 milione euro per modernizimin e carshise se vjeter 6a63ab2e951e0
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti premton 28 milionë euro për modernizimin e Çarshisë së Vjetër

rama e talli shqiptaret solidarizohen dhe dhurojne 150 mije per nene filen dhe djalin e saj me aftesi te vecanta 6a63c22f6e321
Lajmi i radhës

Rama e talli/ Shqiptarët solidarizohen dhe dhurojnë 150 mijë $ për nënë Filen dhe djalin e saj me aftësi të veçanta

Të fundit nga

ShkoLartë