mexhiti premton 28 milione euro per modernizimin e carshise se vjeter 6a63ab2e951e0

Mexhiti premton 28 milionë euro për modernizimin e Çarshisë së Vjetër

July 24, 2026
1 minut lexim
IMG 4336 750x430 1

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, inspektoi nga afër punimet për realizimin e një prej projekteve më të rëndësishme për revitalizimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit.

Punimet kanë hyrë në fazën e parë, e cila përfshin ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit dhe kanalizimit. Në fazat e ardhshme do të vijojë restaurimi i kalldrëmit, vendosja e ndriçimit të ri në stil tradicional dhe rregullimi i hapësirës publike, me synim modernizimin e infrastrukturës duke ruajtur identitetin historik dhe arkitektonik të Çarshisë.

“Me një investim prej mbi 28 milionë denarësh, po i rikthejmë Çarshisë së Vjetër funksionalitetin, standardin bashkëkohor dhe dinjitetin që e meriton. Po modernizojmë infrastrukturën, duke ruajtur njëkohësisht identitetin dhe karakterin historik që e bëjnë Çarshinë një nga hapësirat më të çmuara të Shkupit,” deklaroi Mexhiti.

Projekti synon përmirësimin e infrastrukturës dhe hapësirës publike, duke ruajtur autenticitetin e Çarshisë së Vjetër si një nga qendrat më të rëndësishme historike, kulturore dhe ekonomike të Shkupit.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shumica e fshatrave ne rmv me perqindjen me te larte te femijeve jane vendbanime shqiptare 6a63a9e08ef2b
Lajmi i mëparshëm

Shumica e fshatrave në RMV me përqindjen më të lartë të fëmijëve, janë vendbanime shqiptare

Të fundit nga

ShkoLartë