Kurti takohet me Michael Roth: Dialogu nuk mund të vazhdojë sikur nuk ka ndodhur asgjë

October 16, 2023
1 minut lexim

Në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, i cili mbahet sot në Tiranë, kryeministri Albin Kurti, takoi paraprakisht Kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit gjerman, Michael Roth.

Gjatë takimit u diskutua rreth situatës aktuale në vend dhe procesin e dialogut.

“Në lidhje me procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, Kurti u shpreh se ai nuk mund të vazhdojë sikurse të mos ketë ndodhur asgjë. Kapitulli i ardhshëm i dialogut për normalizim duhet ta ketë parasysh veprimin agresor të Serbisë përmes sulmit terrorist të 24 shtatorit, për të cilin ka dëshmi e fakte të mjaftueshme për përfshirjen e Serbisë”, thuhet në njoftimin për media.

Kurti ka theksuar se qasja në proces duhet të jetë e balancuar, të respektohet dhe zbatohet në plotni Marrëveshja Bazike dhe aneksi i saj.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

“Do me më mbajt me zor”, tensionohet situata me Feron, Arbenita: Ai nuk firmos dokumentet e divorcit

Story i radhës

Aktorja nga Peja që vendosi shaminë: Nuk e pranoj kurrë një rol ku shkëmbehet puthja

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë