Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Kurti takohet me kryeministrinë Maqedonisë së Veriut para takimit me Vuçiqin – Gazeta.mk

Kurti takohet me kryeministrinë Maqedonisë së Veriut para takimit me Vuçiqin

min lexim

Para takimit me Vuçiqin, Kurti takon edhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Kurti me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut kanë folur rreth takimit me Vuciqin e përfaqësuesin e BE-së për Politike të Jashtme e Siguri.

“Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i uroj ditë të suksesshme dhe biseda produktive dhe të suksesshme, si dhe e përgëzoj për përkushtimin e shprehur për të ndërmarrë hapa konkretë të rëndësishëm për të ardhmen evropiane të gjithë rajonit.”

“Marrëdhëniet e mira fqinjësore, marrëveshja në vend të konfliktit dhe zhvillimi në vend të regresionit janë postulate që duhet të na udhëheqin ne, politikanëve të shekullit të 21-të, të cilët dëshirojmë t’i udhëheqim vendet tona, dhe rrjedhimisht edhe Ballkanin Perëndimor, drejt një të ardhmeje më të mirë evropiane,”– ka thënë Kovaçevski pas takimit.

E kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, është takuar me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, para fillimit të takimit në Ohër në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Përmes një postimi në Facebook, Kovaçevski ka thënë se është nderi i tij të jetë nikoqir i fazës tjetër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

“Është nderi dhe kënaqësia ime të pres dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës këtu në Ohrin tonë të bukur. Ne jemi një vend që ndërton miqësi dhe është shembull i fqinjësisë së mirë. Ne besojmë shumë në dialogun si një formë komunikimi në shekullin e 21-të, si e vetmja rrugë që të çon drejt progresit dhe zhvillimit. Synimi ynë është të hyjmë në Bashkimin Evropian së bashku me fqinjët tanë. Ballkani Perëndimor i zhvilluar i integruar në BE është një prioritet”, ka shkruar ai.

Story i mëparshëm

SHBA: Rusia ka kryer krime lufte në Ukrainë

Story i radhës

TS – LIVE nga Ohri, ndiqni çdo minutë takimin mes Kurtit dhe Vuçiçit

Të fundit nga