Kurti : Takimin e parë e zhvillova me Ali Ahmetin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sapo është nisur për në takim fillimisht me Borrellin e Lajçakun, pas të cilit do të zhvillohet takimi Kurti-Vuçiq-Borrell e Lajçak shkruan Tetovasot.

Para këtij takimi të rëndësishëm Kurti para mediave deklaroi se sot ditën e filluam me një kafe mëngjesi me Ali Ahmetin kryetarin e BDI-SË,pastaj me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Kovaçevski dhe tani edhe me emisarin e posaçëm për Ballkanin z.Escobar përcjellë Tetovasot.

Nga këtu tha Kurti do të shkoj për takim me Presidentin Pendarovski dhe më pastaj kemi takime bilaterale me ndërmjetësit evropian,me përfaqësuesin e lartë të BE së z.Barell dheemisarin special për Ballkan dhe dialogun Kosovë- Serbi Miroslav Lajçak tha Kurti.
Ai tha se është optimist,i vëmendshëm do të bëjmë më të mirën për Republikën e Kosovës , kushtetutshmërinë, sovranitetin, integritetin territorial, interesin publik dhe të popullit për të gjithë qytetarët pa dallim sepse unë jam kryeministër i Republikës i të gjithë qytetarëve.
Ai tha se përveçse është optimist ka ardhur me qëllim të mirë dhe me mirëbesim që dakordimin e arritur më herët që fatkeqësisht nuk u nënshkrua në Bruksel me datën 27 shkurt t’a vazhdojmë përmes bisedimeve për planin e zbatimit dhe në këtë mënyrë t’a rrumbullakësojmë marrëveshjen për normalizim.Tetovasot

Story i mëparshëm

Fillon takimi i Vuçiqit me evropianët

Story i radhës

Jasir Asani realizon tre gola

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez