Në ora 14:00 sot në fshatin Gorazhdec të Pejës, do të zhvillohet ceremonia inauguruese e Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Pejë, projekt në kuadër të KRU “Hidrodrini’.
Në ceremoninë e zyrtarizimit do të merr pjesë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe së paku dy ministra të kabinetit qeveritar.
Për ndërtimin e ITUZ (Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Zeza) donatorë të rëndësishëm janë edhe qeveria gjermane dhe ajo zviceranë.
Në bashkëfinancim të projektit është edhe vet komuna e Pejës.