Kurti sot në Tiranë, ja me kë do të takohet

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot në ora 08:00 do të bëjë homazhe në Krushë të Vogël dhe Krushë të Madhe.

Pas homazheve, Kurti do të shkojë për vizitë zyrtare në Shqipëri ku do të takohet me krerët e shtetit shqiptar, njoftojnë nga Zyra e Kryeministrit.

Agjenda e bisedimeve ende nuk është zbardhur e plotë, por sipas të dhënave në fokus të bisedës mes dy liderëve shqiptarë pritet të jetë marrëveshja e arritur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë për planin evropian që çon në normalizimin e marrëdhënieve.

Fundjavën që shkoi Kosova dhe Serbia u pajtuan në Ohër mbi zbatimin e një plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

E mirëpritur në shkallë të gjerë nga diplomacia perëndimore, marrëveshja ka nxitur reagime në të dyja vendet.

Në Kosovë, shqetësimet lidhen kryesisht me zotimin e saj që t’i jap një shkallë më të gjerë të “vetë-menaxhimit” komunitetit serb dhe të zbatojë marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e fundit të Kuvendit ku raportoi për dialogun me Serbinë dhe takimin e Ohrit, ka pranuar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe ekziston në marrëveshjen e dakorduar më 18 mars.

Kurti tha se aleatët ndërkombëtarë ia kanë bërë të qartë se detyrimet ndërkombëtare që janë arritur në emër të shtetit tonë nuk ndryshojnë, edhe kur qeveritë ndryshojnë.

Story i mëparshëm

Rrëfehet Efi: Nuk më interesojnë kërkesat për televizion!

Story i radhës

Shpërtheu një granatë dhe goditi me thikë 2 persona, arrestohet serbi në Gjermani

Të fundit nga