Kurti shtroi darkë për delegacionin e Asamblesë Rajonale të Evropës

November 13, 2024
1 minut lexim

Kryeministri Albin Kurti mbrëmë shtroi darkë për delegacionin e Asamblesë Rajonale të Evropës, pjesë e Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë (APF), të kryesuar nga senatorja belge Anne Lambelin.

Ai i uroi edhe një herë mirëseardhje në Kosovë deputetëve e senatorëve të parlamenteve të ndryshme të rajonit të Evropës.

“Duke theksuar vlerat e përbashkëta dhe duke veçuar marrëdhëniet e mira me shtetet frankofone, veçanërisht në kulturë, në nderim të mysafirëve, gjatë kësaj darke pati edhe një program të përzgjedhur muzikor me vepra kompozitorëve të njohur francezë dhe shqiptarë, të cilat u interpretuan nga artistët, Visar Kuçi në violinë dhe Lirika Pula në piano”, bëhet e ditur në një njoftim të zyrës për media të Kurtit, transmeton Klankosova.tv.

Asambleja Rajonale e Evropës dje dhe sot në Prishtinë po zhvillon punimet e sesionit të 36-të.

Në vitin 2022, Kuvendi i Kosovës ka avancuar statusin në anëtar të asociuar në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë. Republika e Kosovës është gjithashtu anëtare e asociuar e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë (OIF) që nga viti 2018.

Në vitit 2026, kur do të mbahet samiti i ardhshëm i OIF-së, synojmë aplikimin për t’u bërë anëtar me të drejta të plota të kësaj organizate ndërkombëtare.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

KFOR-i amerikan patrullon vijën kufitare në veri

Story i radhës

Ulja e numrit të Këshilltarëve/ VLEN: Gënjeshtrat e BDI-së po çmontohen për çdo ditë

Të fundit nga

Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë të dielën në një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, se dëshiron të zgjerojë bashkëpunimin tregtar në mes të Ankarasë dhe Moskës.
ShkoLartë