Kurti: Shqiptarët në Serbi duhet të kenë vëmendjen e njëjtë si serbët në Kosovë

min lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se komuniteti shqiptar në Serbi duhet të ketë të njëjtën vëmendje si komuniteti serb në Kosovë.

Ai në një postim në platformën “X”, të quajtur më parë Twitter, ka shkruar për shkeljet e të drejtave që po iu bëhen shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe Bujanoc nga ana e Serbisë.

Kurti ka thënë se 6 mijë shqiptarë janë larguar ilegalisht nga listat e votuesve dhe nuk mund të votojnë, punojnë, blejnë pronë apo t’i dërgojnë fëmijët në shkollë.

“Ne nuk mund të diskriminojmë në respekt. Komuniteti shqiptar në Serbi duhet të ketë vëmendjen e njëjtë si komuniteti serb në Kosovë. Kjo është premisa për të drejtat e minoriteteve – se etniteti nuk mund dhe nuk duhet të determinojë vlerën tuaj në një shtet. 6000 shqiptarë etnikë (siç është raportuar nga Dr. Flora Ferati_Sachsenmaier) janë larguar ilegalisht nga listat e votuesve dhe nuk mund të votojnë, punojnë, blejnë pronë apo t’i dërgojnë fëmijët në shkollë”, ka shkruar Kurti.

Ai gjithashtu ka thënë se “as qyteti i Preshevës e as Bujanoci në Serbi – popullata e të cilave është mbi 70 për qind shqiptarë – nuk kanë spital”.

Dhe sipas tij, banorët janë të detyruar të shkojnë në qytetin fqinj, Vranjë, ku nga 700 të punësuar, nuk është asnjë shqiptar.

Po ashtu, kryeministri Kurti ka treguar se në një konkurs së fundi për mjek “10 persona aplikuan, nëntë shqiptarë e një serb dhe u punësua i fundit”.

Ndër të tjera, siç ka thënë ai kjo është vetëm “një nga shembujt e diskriminimit anti-shqiptar”.

Story i mëparshëm

Tenderi te MSH/ Kalon për gjykim dosja në ngarkim të ish-sekretares dhe të tjerëve. Joana Duro kërkon rikualifikim të veprës penale

Story i radhës

Rita Ora njofton bashkëpunimin me “Primark”, prezanton koleksionin e ri me markën

Të fundit nga