Kurti shihet bashkë me Ramën e Xhaferin, dalin pamjet nga Kotori

min lexim

Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë mbrëmë në darkën e shtruar nga kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, për liderët e Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri theksoi se në këtë samit do të diskutojë për përparimin e Kosovës në Agjendën e Reformës së Planit të Rritjes dhe për çështje rajonale, duke përfshirë gjendjen e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në kuadër të Procesit të Berlinit.

Krahas liderëve të rajonit, në darkë ishin të pranishëm edhe Ndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike i Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien, Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi dhe Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Gert Jan Koopman.

Image

Kurti shihet bashkë me Ramën e Xhaferin

Sot, duke filluar nga ora 9:30, Kurti do të jetë folës në panelin e diskutimit “Situata aktuale dhe planet e së ardhmes – Plani i ri i rritjes”.

Ky është takimi i tretë këtë vit ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian. Kësaj radhe nikoqire e takimit është Qeveria e Malit të Zi, kurse samiti po zhvillohet nën sloganin “Një rajon, vizion i përbashkët”.

Story i mëparshëm

“Italiani është xhentil”/ Rike Roçi ‘bën për një lekë’ meshkujt shqiptarë

Story i radhës

“Policia veproi me Kanun”, Karamuço i zhgënjyer: Dështuan ta kapnin, dorëzimi u bë nga familjarët

Të fundit nga