kurti policia e kosoves nuk eshte e orientuar kunder serbeve 639334d129ea4

Kurti: Policia e Kosovës nuk është e orientuar kundër serbëve

December 9, 2022
1 minut lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se organet e sigurisë nuk e përndjekin askënd në baza etnike, fetare, por vetëm sipas sjelljeve dhe veprimeve të tyre individuale ose grupore.

“Policia e Kosovës nuk është kurrë e drejtuar, e nxitur, e orientuar kundër serbëve. Përkundrazi, ajo ka një konsideratë shtesë për serbët në Kosovë, pikërisht për shkak të keqinterpretimeve të ndryshme, të cilat mund të bëhen nga fqinji ynë verior”, ka thënë ai para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Megjithatë, Kurti ka thënë se pavarësisht “konsideratës shtesë”, Kosova ka përgjegjësi që dalin nga kushtetuta dhe ligji.

“Unë kurrë nuk i barazoj serbët, pavarësisht se çfarë bëjnë e thonë. Beogradi zyrtar e ka kuptuar që nuk po mund t’i ndajë shqiptarët dhe serbët në shpjegimin e situatës në Kosovë. Përditë, serbë dhe shqiptarë takohen në Kosovë”.

Ai ka thënë se është duke u konsultuar vazhdimisht me faktorin ndërkombëtar.

“Por ju duhet ta kuptoni se ata presin që ne të jemi në nivel të detyrës në vendin tonë. Janë ambasadorët e QUINT-it, por ata nuk bëhen dot ministra. Ministra janë qytetarët e këtij vendi, aktualisht në Qeverinë tonë. Qeveritë vijnë e shkojnë, por shteti mbetet”.

Vendet e QUINT-it janë: Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Italia./Rel

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

A ndikon apo jo Hëna mbi gjendjen tonë shpirtërore?

habit kengetari shqiptar do te marr dy nuse 639335c907692
Story i radhës

Habit këngëtari shqiptar: Do të marr dy nuse

Të fundit nga

PSG nuk fal as në javën e fundit

Është luajtur sot java e 34-të dhe e fundit për sezonin 2024-2025 në Ligue 1, ku janë përcaktuar tashmë të gjitha verdiktet. PSG nuk fal as në javën e fundit, ku ekipi
ShkoLartë