kurti pikat e perbashketa kufitare jane me shume se infrastrukture kufitare 67fa5e3f91cce

Kurti: Pikat e përbashkëta kufitare janë më shumë se infrastrukturë kufitare

April 12, 2025
1 minut lexim

Krijimi i pikave të përbashkëta kufitare Hani i Elezit – Bllacë dhe Jazhincë – Glloboçicë, janë më shumë se infrastrukturë kufitare, vlerëson kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili shtoi se këto janë pika të reja shërbimi e bashkëpunimi që lidhin edhe më shumë dy shtetet dhe forcojnë edhe më tej fqinjësinë e mirë.

“Tani e tutje qytetarët do të kontrollohen vetëm në hyrje të shtetit pritës, ndërkaq të dhënat do të shkëmbehen në kohë reale përmes sistemit të përbashkët teknologjik. Vetëm në vitin 2024 mbi 5 milionë qytetarë kaluan në tre pikat kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Kjo shifër dëshmon për lidhjet mes njerëzve tanë por edhe për nevojën për lëvizje të lirë e të shpejtë si të qytetarëve ashtu dhe të mallrave. Na gëzon fati që tani e tutje policët tanë do të punojnë krah për krah në të njejtat hapësira”, deklaroi Kurti.

Ai u shpreh se pret që kjo nismë të shoqërohet me përfundimin e autostradë Shkup-Bllacë dhe të tunelit në aksin Tetovë-Prizren.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

5 menyra se si meshkujt shtypin ne heshtje ndjenjat e grave te tyre 67fa5a0711aca
Story i mëparshëm

5 mënyra se si meshkujt shtypin në heshtje ndjenjat e grave të tyre

driton kuqi i bdi se gjithmone kam punuar vec me ndershmeri 67fa5e4323373
Story i radhës

Driton Kuqi i BDI-së: Gjithmonë kam punuar veç me ndershmëri

Të fundit nga

ShkoLartë