kurti perkujton ilir konushevcin dhe dr hazir malajn pa ta nuk do ta kishim luften clirimtare 681e21b2a8d87

Kurti përkujton Ilir Konushevcin dhe Dr. Hazir Malajn: “Pa ta nuk do ta kishim luftën çlirimtare”

May 9, 2025
1 minut lexim

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar sot 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj, të cilët u vranë më 9 maj 1998 në një pritë gjatë një misioni furnizimi për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në një postim në Facebook, Kurti theksoi kontributin jetik të Konushevcit në logjistikën dhe furnizimin me armatim për UÇK-në në një kohë kur kjo e fundit përballej me një armik shumë më të pajisur. Ai kujtoi me nderim përpjekjen e fundit të tij, kur u plagos rëndë në një pritë ndërsa transportonte municion për UÇK-në, dhe sakrificën e Dr. Hazir Malajt, i cili tentoi ta shpëtonte duke e bartur mbi supe përmes maleve, por të dy u vranë mizorisht dhe trupat u hodhën nga një urë.

“Kur kujtojmë dëshmorët e kombit, heronjtë tanë të cilët kanë punuar aq shumë në vitet e ‘90-ta në mënyrë që të mund të luftojmë siç duhet në vitet 1998-’99, padyshim që duhet ta kujtojmë edhe faktin se kishim luftëtarë çlirimtarë edhe para luftës çlirimtare. Ilir Konushevci – Mërgimi ishte i tillë”, shkroi Kurti.

Ai bashkë me anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë dhe familjarë të dëshmorëve bëri homazhe te varret e tyre, duke theksuar se pa njerëz si Iliri dhe Haziri nuk do të ishte e mundur lufta çlirimtare dhe, rrjedhimisht, as liria dhe shteti i Kosovës.

“Lavdi Ilir Konushevcit – Mërgimit, Dr. Hazir Malaj dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit shqiptar!”, përfundoi Kurti.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

falen gjobat e 10 viteve te fundit te vendosura nga policia dhe disa inspektorate 681e185145b0c
Story i mëparshëm

Falen gjobat e 10 viteve të fundit, të vendosura nga Policia dhe disa inspektorate

turpi mbulon futbollin maqedonas federata perjashton dy klubet shqiptare pasi braktisen ndeshjet 681e25706e6f9
Story i radhës

Turpi mbulon futbollin maqedonas, Federata përjashton dy klubet shqiptare pasi braktisën ndeshjet

Të fundit nga

Theo Hernandez i është ofruar Realit

E ardhmja e Theo Hernandez te Milani ka kohë që është në ajër. Sezoni i francezit ka qenë shumë zhgënjyes dhe bisedimet për rinovimin e kontratës, e cila i skadon në vitin
ShkoLartë