kurti per protestat e studenteve ne maqedoni nuk mund te flas kemi deputetin tone atje 6a1d5b35b9a67

Kurti për protestat e studentëve në Maqedoni: Nuk mund të flas, kemi deputetin tonë atje

June 1, 2026
1 minut lexim
640 0 1709807475xalbin kurti vetevendosje 586

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, në një paraqitje në Kanal 10, u pyet edhe për protestat e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë zbatimin e gjuhës shqipe në institucionet e Maqedonisë së Veriut Kurti tha se nuk mund të flas, derisa ka deputet nga radhët e tij, i cili tashmë është pjesë e VLEN-it, parti e cila është pjesë shumicës qeverisëse në RMV.

“Nuk më është dukur që në këtë fazë kur e ke deputetin e Vetëvendosjes në VLEN, të flas unë. Edhe një herë e theksoj më shumë jam duke e bërë komentuesin, se sa përfaqësuesin, pasi nuk jam përfaqësues”.

“Deputeti tash subjektivitin e vet dhe si deputet i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut e ka shkrirë në një subjekt ku janë bashkuar pesë parti. Ai kur vjen në Kosovë është Vetëvendosje, ndërsa atje është VLEN”, tha Kurti duke folur për deputetin Bekim Qoku, si dhe protestat e studentëve.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kryeparlamentari gashi ka zhvilluar takim me anda filip sekretare e pergjithshme e unionit nderparlamentar 6a1d59e34a251
Lajmi i mëparshëm

Kryeparlamentari Gashi ka zhvilluar takim me Anda Filip, Sekretare e Përgjithshme e Unionit Ndërparlamentar

Të fundit nga

ShkoLartë