Kurti: Pas aplikimit në BE, do të bëjmë hapin e radhës për në NATO

December 15, 2022
1 minut lexim

Kryeministri Albin Kurti është shprehur se vitin e ardhshëm ka synim fillimin e anëtarësimit në NATO. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Pragë pas dorëzimit të dokumentacionit për aplikim në BE Presidencës çeke, Kurti foli për planet e Kosovës për anëtarësim në organizata të tjera.

“Jemi në dhjetor dhe s’mund të kemi aplikime të reja sivjet, por në vitin e ardhshëm do të përgatitemi natyrisht që sa më shumë të integrohemi në mekanizma ndërkombëtarë e për synim e kemi Partneritetin për Paqe. Merreni me mend, në programin e Partnerit për Paqe është jo vetëm fqinji ynë verior, i cili ka qëndrim negativ ndaj NATO-s, por edhe shtete sikur ta zëmë Bjellorusia, por s’është Republika e Kosovës.

Besoj që Partneriteti për Paqe është gjëja e ardhshme për aplikimin tonë sa i përket pranimit të aplikimit dhe realizimit të anëtarësimit aty ka më shumë faktorë”, tha Kurti. “Pas aplikimit për Këshill të Europës, pas aplikimit për anëtarësim në BE, shpresoj se do ta bëjmë edhe hapin e radhës sa i përket NATO-s ku e kemi një lehtësi sado të vogël që në NATO i kemi katër shtete mosnjohëse për dallim prej BE-së ku janë pesë”, shtoi ai.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pamje të rënda, makina “fluturon” në ajër 30-vjeçarin me biçikletë në Pogradec, shoferi largohet nga vendngjarja

Story i radhës

Sondazhi UBO Consulting: Kjo parti do t’i fitonte zgjedhjet nëse mbahen këtë të diel

Të fundit nga

Gënjeshtra, dobësi apo aftësi?

A mund të na çojë një gënjeshtër e bardhë në rrugën e një mashtrimi më të madh? Pasi themi një gënjeshtër, çfarë mund të na ndalojë për të  gënjyer? Pse ndonjëherë mendojmë
ShkoLartë