Kurti njofton për diskutimet që patën në takimin me kryetarët e Mitrovicës së veriut dhe Leposaviqit

September 18, 2024
1 minut lexim

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se diskutimeve që ka pasur me kryetarët e Mitrovicës së Veriut dhe Leposaviqit. Kurti ishte bashkë me ministrin Nenad Rashiq dhe ministrin Elbert Krasniqi.

Kurti përmes një shkrimi në Facebook thotë se gjatë këtij takimi u njoftua rreth punës, shërbimeve për qytetarë dhe arritjes e qeverisjeve të tyre lokale.

“Diskutuam hapur për sfidat, nevojat e kërkesat e tyre, sidomos në infrastrukturë, dhe përgatitjet që ata po bëjnë për buxhetin komunal të vitit të ardhshëm dhe projektet kapitale që synojnë t’i buxhetojnë për vitin 2025”, shkroi Kurti.

Ai falënderoi kryetarët Izmir Zeqiri dhe Ilir Peci, drejtorët dhe stafin e tyre për përkushtimin dhe angazhimin e dëshmuar, sipas tij, për qeverisje të mirë e të drejtë, dhe për bashkëpunimin me Qeverinë në shërbim të interesave të komunave që drejtojnë dhe qytetarëve.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Maqedoni e Veriut, Kuvendi miraton huamarrjen në vlerë prej 500 milionë euro

Story i radhës

Man United shfryhet në Barnsleyn, kalon tutje në Carabao Cup

Të fundit nga

ShkoLartë