kurti njofton identifikimin e tre intelektualeve te zhdukur gjate luftes u rrembyen nga forcat serbe ne prillin e vitit 1999 6aea2355d0ff9

Kurti njofton identifikimin e tre intelektualëve të zhdukur gjatë luftës: U rrëmbyen nga forcat serbe në prillin e vitit 1999

November 3, 2026
1 minut lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se janë identifikuar edhe tre persona të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, pas pranimit të raporteve të reja të analizave të ADN-së.

Përmes një postimi, Kurti bëri të ditur se në bazë të rezultateve të ADN-së janë identifikuar Adem (Fazli) Ademi, Fatmir (Bajram) Fazliu dhe Ali (Islam) Haliti, të cilët ishin pjesë e Grupit të Intelektualëve.

Sipas tij, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, tashmë ka njoftuar familjet e tre intelektualëve dhe veprimtarëve të çështjes kombëtare.

Kurti bëri të ditur se ata ishin rrëmbyer nga forcat e armatosura serbe në prillin e vitit 1999 dhe më pas ishin zhdukur me dhunë.

Ai shprehu ngushëllimet për familjet, duke theksuar se zbardhja e fatit të personave të zhdukur me dhunë mbetet prioritet i Qeverisë së Kosovës.

Kreu i Qeverisë theksoi gjithashtu se Kosova do të vazhdojë angazhimin për drejtësi për krimet e kryera gjatë luftës, duke akuzuar Serbinë për mohimin dhe fshehjen e tyre, si dhe për klasifikimin e dokumenteve dhe arkivave që lidhen me këtë periudhë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

albi qamili nuk besuan na kritikuan dhe u munduan te na ndalin por stadiumi i tetoves po behet 6aea22e764c50
Lajmi i mëparshëm

Albi Qamili: Nuk besuan, na kritikuan dhe u munduan të na ndalin, por stadiumi i Tetovës po bëhet!

buxheti dhe paketa fiskale 2027 komisionet parlamentare shqyrtojne shpenzimet publike ndryshimet tatimore dhe tvsh ne ushqimore 6aea23c4655aa
Lajmi i radhës

Buxheti dhe Paketa Fiskale 2027, komisionet parlamentare shqyrtojnë shpenzimet publike, ndryshimet tatimore dhe TVSH-në ushqimore

Të fundit nga

ShkoLartë