Kurti niset drejt Greqisë – Merr pjesë në darkën joformale me liderë të rajonit, nesër takimi dypalësh me kryeministri grek

min lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të niset drejt Greqisë, ku do të marr pjesë në një darkë joformale diskutimi mbi zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor, darkë kjo që do të organizohet nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis. Ndërsa, lajmi u bë i ditur nga mediat greke.

Pas darkës të së hënës, të martën do të ketë takim të ndarë me kryeministrin grek.

E martë 22 gusht

Ora 09:00 Takimi dypalësh me Presidenten e Moldavisë Maia Sandu

Ora 10:00 Takimi dypalësh me Presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviq

10:45 Takimi dypalësh me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti

Shqipëria e ftuar në nivel presidenti nuk do të përfaqësohet në këtë takim, për shkak të agjendës së paracaktuar.

Agjencia e lajmeve ANA – MPA, raporton se nisma e kryeministrit Mitsotakis për të ftuar liderët e Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së në Mansionin Maximos për një darkë joformale diskutimi mbi zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të rajonit, nënvizon rolin e Greqisë si shtyllë për stabilitetin, paqen dhe sigurinë energjetike në Ballkan dhe në Evropën Juglindore.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Mitsotakis, diçka që është sa thelbësore dhe simbolike.

Përpos Kurtit, nga liderët rajonalë do të marr pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, presidenti malazez, Jakov Milatoviç, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borjana Kristo si dhe presidenti serb, ish-ministri i Millosheviqit, Aleksandër Vuçiq.

Në darkën joformale do të marrin pjesë edhe liderët e vendeve që janë anëtare të BE-së si kryeministri i Bullgarisë, Nikolai Denkov, i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, dhe i Rumanisë Ion-Marsel Ciolacu.

Story i mëparshëm

Fluks ikjesh në portin e Durrësit, vetëm gjatë fundjavës largohen rreth 20 mijë udhëtarë dhe 4,500 automjete

Story i radhës

​Interi me ofertë të re për Pavard

Të fundit nga