Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se me 1 janar të vitit 2025 ka nisur një kapitull i ri ndërveprimit mes Kosovës e Bosnjë Hercegovinës.
Kurti këtë e ka thënë pas pritjes që i ka bërë një grupit të parë të qytetarëve të ardhur nga ky shtet, e të cilët në Kosovë kanë hyrë vetëm me leterënjoftime.
“Republika e Kosovës dhe Bosnje dhe Hercegovina kanë nevojë për ura të reja ekonomike, arsimore e kulturore që i shërbejnë sigurisë së rajonit dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve. Ato ura duhet t’i ndërtojë Prishtina dhe Sarajeva. Nga sot fillon një kapitull i ri i ndërveprimit ndërmjet dy vendeve tona. Ju uroj mirëseardhje të gjithë qytetarëve të Bosnje dhe Hercegovinës që udhëtojnë drejt Kosovës. Janë të mirëpritur kurdo here”, ka shkruar Kurti.
Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim një anshëm që qytetarët e Bosnjë Hercegovincës të hyjnë në Kosovë vetëm me leternjoftime, pas marrëveshje për lëvizje të lirë e arritur në Procesin e Berlinit nuk ishte ratifikuar nga ky shtet për shkak të bollokimit nga ana e Republika Serpska.
Burimi: botasot.info