kurti ne oher me vuciqin opozita si ndale kritikat e ka futur dialogun ne qorrsokak 6415ff70a2faf

Kurti në Ohër me Vuçiqin, opozita s’i ndalë kritikat: E ka futur dialogun në qorrsokak

March 18, 2023
min lexim

Deri kryeministri Albin Kurti ka vazhduar takimin me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq në Ohër, opozita nuk i ka ndalur kritikat ndaj të parit të qeverisë. Ata kanë bërë me dije se qaja e Kurtit ka sjell regres në procesin e dialogut të Brukselit.

Përfaqësuesit e PDK-së, LDK-së dhe PSD-së, kanë vlerësuar se Plani i BE-së nuk është në interes të Kosovës.

Deputeti i PDK-së, Hysen Berisha, në një intervistë për RTV Dukagjini ka thënë se Kurti e ka futur dialogun në një qorrsokak.

Tani jemi në një situatë kur procesi është kthyer mbrapa, jo në kuptimin e zbatimit të këtyre marrëveshjeve, por të një reformatimi që ka pretenduar ta quaj kryeministri. Aty kryeministri e ka futur procesin në një qorrsokak, i cili më nuk i garanton interesat shtetërore të Kosovës. Pra, e ka humbu shansin historik”, ka thënë Berisha.

Sipas tij, disa pika të ta planit e rrënojnë rendin kushtetues të Kosovës.

Tani me Planin franko-gjerman, apo Planin e BE-së që është ofruar po shihet qartë në përmbajtjen e tij, në pikat 3 dhe 7 se de fackto e rrënon rendin juridik e kushtetues të Kosovës”, ka thënë ai.

Edhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka përmendur pikat problematike të planit. Ai për televizionin Dukagjini ka vlerësuar se marrëveshja ka probleme serioze.

Sipas tij, zbatimi i këtij plani do të sjellë probleme për shtetin e Kosovës.

Tanimë këto bisedime janë fokusuar në aneks-dokumentin që pritet të bëhet pjesë integrale, hyn në fazë të re të implementimit të kësaj marrëveshjeje. Nëse ky implementim fillon nga neni 7, dhe obligimet që merr Kosova sa i përket Asociacionit që aneks dokumenti parasheh, do të jetë e vështirë të shohim këtë fazë kur po pritet për më tutje se a do të formalizohet marrëveshja apo jo”, ka thënë Haziri.

Edhe më ashpër ndaj kryeministri ka qenë kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Ai i ka kërkua kryeministrit që të jap dorëheqje dhe të bëhen bashkë për të kundërshtuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Kryeministër mos prano! Ka alternativë. Dorëhiqu dhe hajde e kundërshtojmë bashkë në shesh”, ka shkruar Molliqaj.

Takimi i 27 shkurtit / “Mos më pyetni për përmbajtje”: Vazhdon mostransparenca e turpshme për takimin Kurti-Vuçiq

Takimi trepalësh

Kryeministri Albin Kurti për disa orë po vazhdon takimin me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili po ndërmjetësohet nga shefi i diplomacisë së BE-së, Jesep Borel, dhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Paraprakisht, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte pasur një agjendë të ngjeshur. Ai sot ka zhvilluar shumë takime të vogla para takimit me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili do të ndërmjetësohet nga përfaqësuesit e BE-së.

Fillimisht, i pari i qeverisë, është takuar me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, dhe ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Më pas, Kurti është takuar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski.

Pas këtyre takimeve, Kurti është shprehur optimist për takimin e madh.

Jam optimist, jam i vëmendshëm dhe do të bëjmë më të mirën për Republikën e Kosovës, kushtetutshmërinë, sovranitetin, integritetin territorial, interesin publik dhe popullit për të gjithë qytetarët pa dallim, sepse unë jam kryeministër i republikës i të gjithë qytetarëve pa dallim”, ka thënë Kurti.

Ai ka deklaruar se Kosova është e interesuar për marrëveshje.

Me këtë rast, përveçse jam optimist, kam ardhur me qëllim dhe vullnet të mirë, dhe në mirëbesim që dakordimin e arritur më herët, që fatkeqësisht nuk u nënshkrua në Bruksel më 27 shkurt, ta vazhdojmë përmes bisedimeve për planin e zbatimit dhe në këtë mënyrë ta rrumbullakojmë marrëveshjen për normalizim”, është shprehur Kurti.

Ai ka treguar për takimet e shumta që ka pasur sot.

Ditën e filluam me kryetarin Ali Ahmeti, pastaj me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski, e tash edhe me emisarin e posaçëm për Ballkanin, zotin Escobar nga DASH. Nga këtu do të shkojë në takim me presidentin Pendarovski, e më pastaj kemi takime bilaterale me ndërmjetësit evropian, me Borrellin dhe Lajçakun, që i paraprin takimit trilateral”, ka thënë Kurti.

MARKETING

RENT A CAR

perplasen dy automjete ne aksin lezhe milot plagoset pasagjerja 6415fdd382593
Story i mëparshëm

Përplasen dy automjete në aksin Lezhë-Milot, plagoset pasagjerja

lituania i dergon mesazh putinit lidhur me urdherarrestin 64160067851b2
Story i radhës

Lituania i dërgon mesazh Putinit lidhur me urdhërarrestin

Të fundit nga

Kjo zonë e Vushtrrisë mbetet pa ujë deri nesër

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka bërë të ditur se ka shpërthyer gypi kryesor që furnizon rrugën “Lutfi Musiqi” në Vushtrri. Si pasojë, KRU “Mitrovica” thotë se kjo zonë mbetet pa ujë deri
ShkoLartë