Kurti në Librin e Ngushëllimeve për viktimat në Koçan: Fjalët s’i shprehin dot përmasat e pikëllimit

March 18, 2025
1 minut lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, ku shkroi në Librin e Ngushëllimeve dedikuar viktimave të tragjedisë në Koçan.

“Tragjedia në Koçan të Maqedonisë së Veriut është nga ato ngjarje të rënda kur ne ndjejmë se fjalët nuk shprehin dot përmasat e dhembjes dhe pikëllimit. Në emër të qytetarëve dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës shpreh ngushëllimet e mia të thella e të sinqerta për familjarët që i kanë humbur më të dashurit e tyre dhe për qytetarët dhe institucionet e Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Kurti.

59 të rinj humbën jetën të dielën pasi një zjarr i madh shpërtheu në një diskotekë të quajtur Pulse në Koçan.

Pos viktimave, mbi 100 persona janë duke u trajtuar nëpër spitale të ndryshme të Maqedonisë së Veriut, por edhe jashtë vendit.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Janë identifikuar të gjitha viktimat e tragjedisë në Koçan

Story i radhës

Fati i gjuhës shqipe nën mëshirën e tragjedisë!

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë