kurti ne iftarin e ambasades turke dhe guvernatorit te edirnese 67d4aa1ff3c8b

Kurti në iftarin e ambasadës turke dhe Guvernatorit të Edirnesë

March 15, 2025
1 minut lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me disa nga ministrat e kabinetit qeveritar këtë të premte kanë qenë mysafir të Ambasadës së Turqisë në Kosovë dhe Guvernatorit të Edirnesë, Yunus Sezer të cilët shtruan iftar me rastin e muajit të Ramazanit.

“Agjërimi në muajin e Ramazanit na mëson se sakrifica është virtyt, sfidat janë mundësi dhe të mirat janë bekim. Ramazani është kohë e reflektimit. E për besimtarët myslimanë është edhe muaj i përsosjes së vetive, zakoneve, synimeve e veprave.

Është thirrje për përulësi, përmirësim dhe përvetësim: përulësi ndaj tjerëve, përmirësim të vetes, dhe përvetësim të mësimeve. Për të gjithë është thirrje për harmoni, paqe, solidaritet e mirësi. Andaj, le t’i përgjigjemi kësaj thirrje çdo ditë të vitit, sikurse secilën ditë të këtij muaji”, është shprehur kryeministri.

Të pranishëm në këtë iftar të shtruar nga Ambasada e Turqisë në Kosovë dhe Guvernatori i Edirnesë kanë qenë të pranishëm shumë mysafirë, përfshirë edhe ambasador të akredituar në Kosovë e përfaqësues nga institucione e komuna të ndryshme.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ky eshte plani i bllokades per neser ne beograd 67d4a96ce72a4
Story i mëparshëm

Ky është plani i bllokadës për nesër në Beograd

shuhet pietro genuardi aktori brilant i centovetrine ndahet nga jeta ne moshen 62 vjecare 67d4ab4f01213
Story i radhës

Shuhet Pietro Genuardi, aktori brilant i ”Centovetrine” ndahet nga jeta në moshën 62 vjeçare

Të fundit nga

Kryetari i Vrapçishtit largohet nga Fronti…

Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, në zgjedhjet lokale të cilat priten të mbahen në tetor të këtij viti, do të garojë i pavarur. Informacioni është konfirmuar nga vetë Shabani, i
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë