Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me drejtorin ekzekutiv të Bosch Rexroth, Steffen Haack, në Hannover, atje ku po merr pjesë në panairin “Hannover Messe 2025”.
Sipas Zyrës së Kryeministrit temë kryesore e bisedës mes tyre ishte mundësia e investimeve në Kosovë, gjersa kryeministri e njoftoi atë mbi reformat e suksesshme dhe arritjet e qeverisë përgjatë këtij mandati.
“Gjithashtu, u diskutua mundësia e bashkëpunimit në fushën e kërkimit, hulumtimit dhe zhvillimit në sektorët e automatizimit dhe teknologjisë industriale.
Kryeministri në detyrë theksoi gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të mbështetur iniciativat e kompanive gjermane në themelimin e qendrave të inovacionit dhe trajnimit profesional në vend, në bashkëpunim me universitetet. Kurti e ftoi atë që ta vizitojë vendin tonë për të njohur më gjerësisht potencialin për investime që ofron Kosova dhe zhvillimin që ka njohur vendi ynë”, thuhet në komunikatë.
Burimi: botasot.info