​Kurti në Gjinekologji dhe Nenonatologji: Mirënjohje për mjekët dhe infermierët në krye të detyrës

min lexim

Kryeministri Albin Kurti, shoqëruar nga ministri i riemëruar i Shëndetësisë, Arben Vitia, vizitoi pas mesnate Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ku uroi prindërit e Duas, fëmijës së parë që lindi në vitin 2023.

Gjithashtu, Kurti vizitoi edhe Klinikën e Neonatologjisë ku tha se ka rënë vdekshmëria e foshnjave.

Kurti: Uruam çiftin Rrustemi për lindjen e vajzës 

“Katër minuta pasi që hymë në këtë vit të ri, në Gjinekologji këtu në QKUK lindur Dua Rrustemi, vajza e Elonës dhe Arbënorit nga Drenasi së cilës i urojmë jetë te gjatë të shëndetshme e të lumtur, po ashtu prindërve te saj. Dua Rrustemi është qytetarja më e re e Republikës së Kosovës e cila na e çeli vitin 2023 me këtë gëzim i cili është jo vetëm për familjen e saj, dhe më pastaj vazhduam edhe të Klinika Neonatologjike ku takuam doktoreshën dhe drejtoreshën Hajrije Ismajli e cila na njoftoi për gjendjen në ketë klinikë me çrast kuptuan se aty mortaliteti apo vdekshmëria e foshnjave ka rënë në tetë promila nga të themi rreth 40 promila sa ka qenë menjëherë pas luftës në Kosovë apo para dy dekadave. Kushtet e punës janë të mira, mbështetja e qeverisë nuk do të mungojë asnjëherë”, tha ai.

Ai falenderoi edhe mjekët e infermierët të ciëlt janë në krye të detyrës në natën e Vitit të Ri.

Kurti: Mirënjohje e thellë për ata që janë në krye të detyrës 

“Po punojnë në një natë feste e gëzimin për të gjithë qytetarët e Republikës dhe janë të gjithë këto shërbime publike, janë gjithë këto përkujdesje profesionale e shkencore të cilët mundësojnë që shteti ynë te funksionojë që qytetarët të kenë mirëqenie dhe që festa të jetë e plotë edhe e njëmendë, andaj ne pikërisht në këtë natë shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë te thellë për këta njerëz të cilët po punojnë edhe në ndërrim të moteve të cilën ua urojmë edhe një herë te gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim”, tha ai.

Para se të vizitonte klinikat e QKUK-së, kryeministri Kurti vizitoi edhe Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Story i mëparshëm

​Kurti dhe Vitia në Gjinekologji

Story i radhës

Vrasja e grave arrin nivelin më të lartë në 20 vjet në Spanjë

Të fundit nga