Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në platformën “X’, të dielën se ndihet krenuar që drejton shtetin më demokratik në rajon.
Këtë Kurti e tha në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë.
Ai ka thënë se bota ka arritur në nivel të lartë demokratizimi, por shtoi se ka akoma punë duke theksuar kërcënimin që vjen nga autoritarizmi.
With more than half the world’s population voting across 80+ countries on all six of the world’s inhabited continents, the year 2024 shows us just how far humankind has come in realizing the ideal of democratic citizenship.
And yet, on this year’s International Day of…
— Albin Kurti (@albinkurti) September 15, 2024
“Me më shumë se gjysmën e popullsisë së botës që voton në mbi 80 shtete në të gjashtë kontinentët e banuar të botës, viti 2024 na tregon sa larg është shkuar njerëzimi në realizimin e idealit të qytetarisë demokratike. Dhe megjithatë, në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë këtë vit, puna jonë ende nuk është përfunduar. Le të kujtojmë sa shumë kemi luftuar për të arritur në këtë pikë — dhe sa shumë duhet të vazhdojmë të luftojmë për të mbrojtur demokratitë e botës nga kërcënimet binjake të autoritarizmit nga brenda dhe agresionit nga jashtë. Si Kryeministër i Republikës së Kosovës, ndihem krenar të udhëheq shtetin më demokratik në rajonin tonë dhe një nga demokracitë që po përparon më shpejt në botë. Në këtë ditë të veçantë, riafirmoj angazhimin e shtetit tonë për të qëndruar me partnerët dhe aleatët tanë demokratikë në të gjithë botën — për të punuar së bashku për të siguruar që qeveria e popullit, nga populli, për popullin, të mos zhduket nga toka”, ka shkruar Kurti.