Kurti nderon dëshmorët e fshatit Bllacë në përvjetorin e 7 Qershorit

June 8, 2025
1 minut lexim

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti përkujtoi sot dëshmorët e fshatit Bllacë të Suharekës, që ranë gjatë luftës së Kosovës.

Kurti kujtoi sakrificën e tetë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga ky fshat, të cilët dhanë jetën për lirinë e vendit.

Ai theksoi se jetët e tyre janë flijime të përjetësuara në kujtesën e popullit dhe historinë e Kosovës.

“Lavdi të gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës – u kujtofshin ndër breza!”, shkroi Kurti.

Nga rreth 80 luftëtarë të UÇK-së nga Bllaca, tetë ranë dëshmorë në beteja të ndryshme gjatë viteve 1998-1999, duke kontribuar me heroizëm në çlirimin e vendit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Rama ndan pamjet nga gjiret mbresëlënëse të Karaburunit

Të fundit nga

Vdes atdhetari Selim Shala

Ka vdekur në moshën 79 vjecare, patrioti Selim Shala, i cili ka dhënë kontirbut të madhë në luftën çlirimtare, shtëpia e të cilit ishte strehë e shumë luftëtarëve të UÇK-së. I ndjeri
sqmken
ShkoLartë