kurti mori pjese ne iftarin tradicional te shtruar nga shoqata esnaf 67d5fba2642d6

Kurti mori pjesë në iftarin tradicional të shtruar nga shoqata ESNAF

March 16, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Albin Kurti mori pjesë në iftarin tradicional të shtruar nga shoqata ESNAF në Komunën e Prizrenit. Ai theksoi rëndësinë e muajit të Ramazanit, duke theksuar vlerat shpirtërore dhe solidaritetin ndërmjet qytetarëve.DSS+-

“Në muajin e shenjtë të Ramazanit i theksojmë vlerat shpirtërore, e shtojmë solidaritetin me njëri-tjetrin dhe me besimin në zemër afirmojmë bashkësinë, dashurinë dhe bereqetin,” tha Kurti.

Kryeministri foli edhe për shoqatën ESNAF, e cila, sipas tij, ka vendosur një traditë shembullore të bashkëpunimit ndërmjet zejtarëve dhe biznesmenëve. Ai shtoi se shoqata ka hyrë në dekadën e katërt të funksionimit dhe përmendi investimin prej 378 mijë eurosh për ndërtimin e objektit të ri të selisë së shoqatës.

Në fund, Kurti shprehu mbështetje për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe përkrahje për krijimin e një zone industriale në Prizren. 

“Jemi të interesuar, të nderuar biznesmenë tregtarë, zejtarë, t’ju ndihmojmë sa më shumë në bizneset e juaja, sepse ju e keni barrën më të madhe të punësimit, të rinisë edhe të popullsisë në përgjithësi”, theksoi ai.

Kurti u dëshiroi besimtarëve një agjërim të lehtë dhe shprehu dëshirën për paqe dhe mbarësi.

Image

Pamje nga vendi i ngjarjes

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

dhjetera mijera njerez ne rruget e budapestit rebelohen kunder orbanit 67d5faf686078
Story i mëparshëm

Dhjetëra mijëra njerëz në rrugët e Budapestit, rebelohen kundër Orbanit

mikela eliminohet nga shtepia e bbva 4 gjesti ben sikur merzitet dhe qan pastaj fillon te qeshe me te madhe 67d5fc94c9a2d
Story i radhës

Mikela eliminohet nga shtëpia e BBVA 4, Gjesti bën sikur mërzitet dhe qan pastaj fillon të qeshë me të madhe

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë