Kryeministri Albin Kurti foli për “transformim ekonomik” të vendit, ndërsa lavdëroi buxhetin e projektuar për vitin 2027.
Kurti tha se ai “është buxhet i premtimeve të mbajtura dhe i nismave të reja”.
“Si çdoherë, në shërbim të qytetarëve për më shumë zhvillim ekonomik e për më shumë vende pune cilësore”, tha ai.
Kurti i paralajmëroi ministrat se do ta monitorojë progresin e secilit prej tyre, duke u thënë se ata e kanë “në dorë” zbatimin e programit qeverisës “pikë për pikë”.
“Të nderuar ministra të kabinetit, tani e tutje është në dorën e secilit prej jush që të siguroheni që ta zbatoni programin dhe buxhetin pikë për pikë. Ju siguroj se do ta monitoroj progresin e secilit prej jush. Ju faleminderit e punë të mbarë të gjithëve”, tha ai.
Burimi: botasot.info

