kurti mergata nuk eshte vetem remitence 6a710cd42c2bb

Kurti: Mërgata nuk është vetëm remitencë

August 3, 2026
1 minut lexim

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e festivalit njëmujor të artit dhe kulturës “AS ANEJ, AS KNEJ”, i cili u hap sonte në Hotel Grand në Prishtinë.

Kurti tha se festivali do t’i sjellë artistët nga mërgata për të reflektuar mbi dekadat e migrimit, mallit dhe kthimit.

“Sonte në Hotel Grand në kryeqytet u hap festivali njëmujor i artit dhe kulturës ‘AS ANEJ, AS KNEJ’, i cili do t’i sjellë artistët tanë nga mërgata për të reflektuar mbi këto dekada migrimi, malli e kthimi”, ka shkruar Kurti.

Ai theksoi se mërgata është e integruar në vendet ku jeton, por mbetet e lidhur ngushtë me Kosovën.

“Mërgata jonë është e integruar mirë atje ku jeton. Por me zemër, me mendje dhe me përkrahje, gjithmonë ka qenë edhe në Kosovë”, ka deklaruar Kurti.

Sipas tij, mërgata nuk është vetëm burim remitencash, por edhe një potencial i rëndësishëm profesional dhe intelektual.

“Sepse mërgata nuk është vetëm remitencë. Mërgata është dituri: inxhinierë, mjekë, hulumtues, arkitektë, mësimdhënës, artistë. E ne po e hapim një derë ku ajo dituri ka pse e si të vijë”, ka thënë Kurti.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

identifikohen te dyshuarit per sulmin e dhunshem ne gostivar 6a70f65684a70
Lajmi i mëparshëm

Identifikohen të dyshuarit për sulmin e dhunshëm në Gostivar

zjarr ne apartamentin ne plazhin e golemit gjashte persona perfundojne ne spital pas asfiksise nga tymi 6a710d5064dfe
Lajmi i radhës

Zjarr në apartamentin në plazhin e Golemit, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

Të fundit nga

ShkoLartë