Me Republikën e Maqedonisë së Veriut kemi raporte të shkëlqyeshme, kështu u shpreh në “360 Gradë”, kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti, duke përgëzuar Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të cilat tanimë janë pjesë e NATO-së dhe bashkë në rrugën drejtë BE-së. Kurti me këtë rast tha se Kosova dëshiron sa më shumë NATO dhe BE në Ballkanin Perëndimorë.
“Ne kemi raporte shumë të mira me Maqedoninë e Veriut. Maqedonia e Veriut tashmë i ka çelur negociatat për anëtarësim në BE dhe ne e përgëzojmë për këtë gjë. Bashkë me Shqipërinë kanë avancuar në mënyrë cilësore, bashkë me Shqipërinë janë anëtare të NATO_s, gjithashtu dhe Mali I Zi. Ne jemi të interesuar që në rajonin e Ballkanit perëndimorë të kemi sa më shumë Bashkim Evropian dhe sa më shumë NATO. Me kryeministrin Kovaçevski, kam raporte tejet të mira, edhe miqësore, kam kontakt të drejtpërdrejt, ashtu e kam pasur edhe me ish kryeministrin Zoran Zaev, gjithashtu edhe me presidentin Pendarovski. Besoj se edhe shifrat e fundit tregojnë që marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona po shkojnë duke avancuar”, tha Kurti.
Burimi: ALSAT