kurti marreveshja kosove shqiperi kroaci hapi i rendesishem per paqen ne rajon 67d9779b19b6b

Kurti: Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, hapi i rëndësishëm për paqen në rajon

March 18, 2025
1 minut lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka cilësuar jashtëzakonisht të rëndësishme marrëveshjen e arritur mes Kosovës, Shqipërisë e Kroacisë në fushën e mbrojtjes.

Kurti ka shkruar në Facebook se ky është një hap i rëndësishëm për sigurinë dhe paqen në rajon.

Urime të gjithëve! Hap jashtëzakonisht i rëndësishëm për sigurinë dhe paqen në rajon, përmes mbrojtjes, bashkëpunimit dhe bashkërendimit të vendeve tona paqedashëse, me deklaratën trepalëshe për aleancë ushtarake të nënshkruar sot në Tiranë ndërmjet ministrit tonë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Pirro Vengu dhe ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, Ivan Anušić”, ka shkruar Kurti.

Kjo marrëveshje do të jetë e shtrirë në katër pika: Promovimi i bashkëpunimit në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes dhe industrisë së mbrojtjes; Rritja e ndërveprueshmërisë përmes edukimit, trajnimit dhe ushtrimeve; Kundërveprimi ndaj kërcënimeve hibride dhe forcimi i qëndrueshmërisë strategjike dhe Ofrimi i mbështetjes së plotë për integrimin Euro-Atlantik dhe atë të mbrojtjes rajonale.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

bresheri plumbash ndaj cfo pharma softa mund te jete mesazh per pronaret 67d96e39282ae
Story i mëparshëm

Breshëri plumbash ndaj “CFO Pharma”/Softa: Mund të jetë mesazh për pronarët

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë