​Kurti: Le të jemi bashkë kundër padrejtësive

December 7, 2022
min lexim

Qeveria e Republikës së Kosovës, është e përkushtuar që të drejtat e njeriut të avancojnë në shtetin tonë dhe respektimi i tyre të bëhet plotësisht. Andaj, promovimin, respektimin dhe garantimin e të drejtave të njeriut e kemi parasysh në punën tonë për çdo ditë, e në çdo vendim të cilin e sjellim, deklaroi kryeministri Albin Kurti, në ceremoninë e hapjes së Javës së të Drejtave të Njeriut.

Duke qenë në 16 Ditët e aktivizmit kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, kryeministri Kurti bëri thirrje për më shumë punë e angazhim, për një ndër qëllimet e përbashkëta, parandalimin dhe luftimin e dhunës në baza gjinore.

“Duhet të bëhemi bashkë, edhe gratë me solidaritet gjinor, edhe burrat, emancipimi i të cilëve është edhe më i nevojshëm sesa i grave. Na duhet angazhim maksimal i të gjitha institucioneve, si dhe i çdo njërit nga ne, për të çuar përpara përpjekjet tona”, tha kryeministri në aktivitetin e organizuar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë – YIHR.

Për barazi, për më shumë mundësi për të gjithë, e për të mos e lënë askënd prapa, kryeministri Kurti tha se Vitin 2022 e kemi shpallur vit të personave me aftësi të kufizuar.

“Ndonëse është një angazhim yni i përditshëm e i përhershëm, gjatë këtij viti kemi punuar më shumë, e më mirë, bashkërisht. Kështu do të vazhdojmë edhe vitin tjetër, e çdo ditë tjetër. T’i ndihmojmë më së pari e më së shumti ata që kanë më së shumti nevojë,” tha ai.

Duke potencuar se Qeveria ka treguar përkushtim serioz dhe veprime konkrete në dritë të luftimit të dhunës në familje dhe dhunës mbi baza gjinore, kryeministri Kurti kujtoi se në këtë drejtim janë angazhuar duke: hartuar dhe miratuar Strategjinë dhe Planin e Veprimit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave dhe Vajzave; hartimin dhe miratimin e Protokollit Shtetëror për Trajtimin e Rasteve të Dhunimeve Seksuale; funksionalizimin dhe takimet e rregullta të grupit ndërministror; plotësim ndryshimin e Ligjit për Ndihmë Juridike Falas: viktimave të dhunës i ofrohet ndihma juridike falas pavarësisht gjendjes socio-ekonomike; plotësim ndryshimin e Ligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit: pra, eliminimi i procedurave burokratike për kompensim të viktimave (nga janari deri tani janë kompensuar); ofrimin e ekspertizës Kuvendit të Kosovës për Projektligjin për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave dhe Vajzave; hartimin e Kurikulës për profesionistët për programet e trajtimit të kryerësve të veprës së dhunës në familje; plotësim ndryshimin e Kodit Penal dhe Procedurës Penale, me qëllim të dënimeve plotësuese për personat të cilët shpallen fajtor për dhunë në familje dhe seksuale, si dhe publikimin e emrave të dhunuesve, e caktimin e paraburgimit ndaj personave të dyshuar.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Microsoft sfidon grupet e Facebook me opsionin e ri të Teams

Story i radhës

Akuzohet se ka ngacmuar seksualisht të miturën, vihet nën hetim 71-vjeçari

Të fundit nga

Albert Dabiqaj “Ylli i Javës” 

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 14-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit
ShkoLartë