Kurti kujton masakrën e Lybeniqit: U vranë burra, gra e fëmijë, u zhduk edhe një grua shtatzënë

April 1, 2022
1 minut lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar masakrën në Lybeniq të Pejës që u kryen nga njësitë paramilitare serbe në prill të vitit 1999.

Kurti përmes një shkrimi në Facebook tha se në këtë masakër u ekzekutuan mbi 80 persona, në mesin e tyre, burra, gra, fëmijë, foshnje dhe një grua shtatzënë është zhdukur.

Kryeministri Kurti po ashtu tha se drejtësia e munguar e bën dhimbjen edhe më të rëndë.

“Më 1 prill të vitit 1999, në orët e hershme të mëngjesit, njësitë paramilitare serbe të udhëhequra nga grupi “Çakejt”, rrethuan dhe me pas hynë në brendësi të fshatit Lybeniq të Pejës. Pasi i tubuan banorët në qendër të fshatit, i ekzekutuan mbi 80 persona në mënyrën më mizore. Në mesin e të masakruarve kishte burra, gra e fëmijë. U vra edhe një foshnje 18 muajshe. U vra, masakrua dhe u zhduk edhe një grua shtatzënë.

Në mesnatën e 1 dhe 2 prillit 1999, në Gjakovë, u masakruan mbi 60 burra, gra e fëmijë. Anëtarë të familjeve Vejsa, Hoxha, Haxhiavdija, Caka, Gashi dhe Nuçi, bashkë me shtëpi u dogjën të gjallë e të vdekur. Në mesin e vrasësve kishte edhe fqinjë të tyre. Drejtësia e munguar e bën dhimbjen edhe më të rëndë. Nuk i harrojmë kurrë”, shkroi Kurti./express

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Forcat ruse nuk janë mjaftueshëm të forta për të sulmuar Ukrainën në të gjitha frontet

Story i radhës

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, ndërron jetë 37-vjeçari

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë