Kurti, Krasniqi e Murati, sot takohen me kryeartët e komunave

October 8, 2024
1 minut lexim

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe Ministrin e Financave Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, do të mbajnë takim me kryetarët e komunave.

Sipas njoftimit do të mbahet me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional mes Qeverisë dhe Pushtetit Lokal dhe se temat e takimit do të jenë në lidhje me s strategjia Kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar; Ndërlidhja e qytetarëve me adresë zyrtare; Kontrata Kolektive

“Me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional mes Qeverisë dhe Pushtetit Lokal, kemi nderin të Ju ftojmë në takimin e përbashkët me SH.T.Z. Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi dhe Ministrin e Financave Punës dhe Transfereve z. Hekuran Murati dhe Kryetarët e Komunave.

Temat të cilat do të trajtohen janë: Strategjia Kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar; Ndërlidhja e qytetarëve me adresë zyrtare; Kontrata Kolektive dhe Të ndryshme”, thuhet në njoftim.

BURIMI: Bota Sot

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Raye mahnit me një fustan sateni teksa performon në 50-vjetorin e “American Music Awards”

Story i radhës

Këmbimi valutor 8 tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Të fundit nga

​Licensohen mbi 900 inxhinierë

Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen konstituive ku janë licensuar mbi 900 inxhinierë. Të shtunën pritet që pas përfundimit të punëve të kuvendit të parë, të bëhet zyrtarisht
ShkoLartë