Kurti: Kosova po bëhet një partner i denjë për t’u konsoliduar mes aleancave me ShBA dhe NATO-n

July 21, 2023
1 minut lexim

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka ndarë disa foto të Komandantit të FSK-së, Bashkim Jashari në 30-vjetorin e Programit të Partneritetit Shtetëror në SHBA.

Kurti më një postim në llogarin e tij ka shkruar se teksa po rrisin përmasën, shtojmë edhe aftësitë dhe ngrejmë kapacitetet tona ushtarake.

Postimi i plotë:

Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në vizitë në ShBA, në 30-vjetorin e Programit të Partneritetit Shtetëror.

I ftuar nga Gjeneral Daniel R. Hokanson, mes 800 liderësh ushtarakë, Komandanti i FSK-së Gjeneral Bashkim Jashari mori pjesë dhe zhvilloi takime në 30-vjetorin e themelimit të Programit të Partneritetit Shtetëror (State Partnership Program – SPP), të Gardave Kombëtare.

Nën shoqërimin e Gjeneral Stephen Osbornit nga Garda Kombëtare e Ioëas, Gjeneral Jashari e takoi edhe Gjeneral Mark A. Milley, Shefin e Shtabit të Përbashkët, që iu adresua me fjalim të pranishmëve. Me këtë rast, Gjeneral Bashkim Jashari zhvilloi takime edhe me shumë krerë ushtarakë amerikanë dhe të ushtrive tjera aleate. Teksa po rrisim përmasën, shtojmë aftësitë dhe ngrejmë kapacitetet tona ushtarake, Kosova po bëhet një partner i denjë për t’u konsoliduar mes aleancave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shqipëria me rritjen më të lartë ekonomike në rajon, por gjysma e shqiptarëve nuk blejnë dot ilaçet

Story i radhës

Aggeler tregon se si mblidhen informacionet për personat që futen në “listën e zezë”

Të fundit nga

ShkoLartë