kurti kontributi i intelektualit minir dushi eshte i pamatshem 679a67d3ca638

Kurti: Kontributi i intelektualit Minir Dushi është i pamatshëm

January 29, 2025
1 minut lexim

Në mjediset e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, u mbajtën homazhe me rastin e ndarjes nga jeta të akademikut, njëherësh anëtarit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), Minir Dushit.

Sipas njoftimit nga ekzekutivi, në këtë rast, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe dhe u shprehu ngushëllimet e tij të thella familjarëve të akademikut Dushi.

Si një nga anëtarët e parë që nga themelimi i ASHAK-ut, kryeministri Kurti e cilësoi akademikun Dushi, si një ndër figurat kryesore që ka dhënë kontribut të pamatshëm për vendin tonë, e veçanërisht në aspektin akademik dhe pedagogjik.

“Kontributi akademik dhe pedagogjik, shoqëror dhe kombëtar i profesorit dhe intelektualit Minir Dushi është i pamatshëm për ne dhe do të shtrihet gjatë edhe në këtë shekull. Mua, personalisht, librat e tij, e sidomos ai mbi Trepçën dhe Hajdar Dushin, i mbaj në zemër të bibliotekës”, ka shkruar kryeministri Kurti në librin e zisë për akademik Minir Dushin.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

eshte per te vene duart ne koke historia e fotos me linda ramen ilir demalia jemi kusherinj 679a5e7305076
Story i mëparshëm

“Është për të vënë duart në kokë”/ Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

x do te lancoje nje aplikacion pagesash kete vit 679a6aa2bb86c
Story i radhës

X do të lançojë një aplikacion pagesash këtë vit

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë