kurti komuniteti turk shtylle e rendesishme e shtetit demokratik te kosoves 69e93df609dc5

Kurti: Komuniteti turk, shtyllë e rëndësishme e shtetit demokratik të Kosovës

April 22, 2026
1 minut lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në shënimin e Ditës Kombëtare të Turqve të Kosovës.

Kurti, para të pranishmëve tha se komuniteti turk në Kosovë është pjesë përbërëse e zhvillimit të shtetit tonë demokratik.

Ai shtoi se përfaqësimi i komunitetit turk në nivelet më të larta të qeverisjes, përfshirë pozitën e Zëvendëskryeministrit, është dëshmi e qartë e përkushtimit tonë.

“Angazhimi i Republikës së Kosovës për mbrojtjen e identitetit dhe të drejtave të të gjitha komuniteteve reflektohet qartë në statusin e gjuhës turke në sistemin tonë arsimor dhe institucional.

Arsimi në gjuhën turke ofrohet nga niveli parashkollor deri në atë universitar, duke dëshmuar një standard të avancuar të mbrojtjes së diversitetit gjuhësor dhe kulturor, përtej kornizave ndërkombëtare relevante”, tha kryeministri Kurti.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

rihapja e hormuzit irani e pamundur nese vijon bllokada amerikane 69e93d0087667
Lajmi i mëparshëm

Rihapja e Hormuzit, Irani: E pamundur nëse vijon bllokada amerikane

e rende ne korce plagoset 15 vjecari arratiset autori 69e93eedde025
Lajmi i radhës

E rëndë në Korçë! Plagoset 15-vjeçari, arratiset autori

Të fundit nga

ShkoLartë