Presidenti iranian Masoud Pezeshkian thotë se bllokada e porteve iraniane nga SHBA, kërcënimet dhe ajo që ai e përshkruan si “shkelje e angazhimeve” janë pengesat kryesore për “negociata të vërteta” me Shtetet e Bashkuara.
Ai shprehet se Irani “e ka mirëpritur dialogun dhe marrëveshjen dhe vazhdon ta bëjë këtë”, në një postim në X. Pezeshkian shton se “bota sheh retorikën tuaj të pafund hipokrite dhe kontradiktën mes pretendimeve dhe veprimeve”.
Komentet e tij vijnë pasi presidenti amerikan Donald Trump njoftoi një ditë më parë se do të zgjaste armëpushimin, por bllokada amerikane ndaj porteve iraniane do të vijonte.
Burimi: opinion.al


