Plagosje me thikë në fshatin Bulgarec.
I plagosur ka mbetur një 15 vjeçar nga ky fshat pas një konflikti të ndodhur për motive të dobëta me një moshatar.
Ai ndodhet në spitalin e Korçës, burimet bëjnë me dije se ai ka tre plagë, dy në kurriz dhe një në vesh.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Burime bëjnë me dije se janë shoqëruar 2 persona deri tani për ngjarjen, ndërsa po kryhen veprimet për zbardhjen e ngjarjes.
Burimi: botasot.info


