Shkrimtarja Mimoza Ahmeti së fundmi është në qendër të vëmendjes së mediave rozë dhe rrjeteve sociale, për shkak të batutave që përdor në “Ferma VIP”.
Ditën e sotme, ajo është surprizuar nga një dron, i cili i është dërguar nga këngëtarja Dafina Zeqiri.
Në mesazhin e bashkëngjitur, këngëtarja kishte shkruar: “Forca Moza, të duam”.
Kjo surprizë e bukur e ka emocionuar Mimozën, e cila është shfaqur mjaft e lumtur, madje duke kënduar.
Burimi: botasot.info


