Kurti kërkon dorëzimin e Radoiçiq për kthim në dialog, Lajçak thotë se s’priten rezultate para zgjedhjeve

October 5, 2024
1 minut lexim

Për t’u kthyer në dialog, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar nga Serbia dorëzimin e Milan Radoiçiqit, i cili mori përgjegjësinë për sulmin terrorist që ndodhi vitin e kaluar në Bansjkë.

Së paku kështu të premten gjatë ditës ka raportuar agjencia e lajmeve “Bloomberg” që ka përcjell fjalët e Kurtit.

Ndërsa, emisari special i BE’së, Miroslav Lajcak, anipse thotë se përgjegjësit për sulmin në Banjskë duhet të ndëshkohen, ai shton se nuk pret që të ketë progres në dialog gjatë kohës së zgjedhjeve.

“Të jemi realist Kosova do të ketë zgjedhje në shkurt. BE është në periudhë tranzicioni dhe mu kërkua që ta vazhdoj mandatin që të ketë vazhdimësi dhe procesi po vazhdon ne po takohemi në nivel të kryenegociatorëve, por përvoja tregon se nuk mund të presësh ndonjë rezultat në zgjedhje”, ka theksuar ai.

Emisari Lajcak ka theksuar se janë duke e përgatitur terrenin që të ketë përparim të shpejtë menjëherë pas zgjedhjeve.

Megjithkëtë, Kurti në një intervistë për Bloomberg ka mbrojtur veprimet e fundit të Qeverisë në veri, duke i cilësuar si të nevojshme për të rivendosur ligjin dhe rendin. Ai ka këmbëngulur se veprimet janë të nevojshme për vendosjen e kontrollit mbi zonat me shumicë serbe dhe integrimit të plotë të tyre në sistemet ligjore dhe financiare të Kosovës.

BURIMI: Bota Sot

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

A vlen një marrëdhënie në distancë? Ja çfarë duhet të dini

Story i radhës

Analisti Alibali kritika PD-së: Ndërkombëtarët do ta mbështesin opozitën nëse…

Të fundit nga

ShkoLartë