Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka kritikuar partitë opozitare për bërje të opozitës.
Nga foltorja e kuvendit, ai ka thënë se janë dy mënyra për të bërë opozitarizëm dhe se tek partitë opozitare nuk po e sheh asnjërën.
“Si kam bërë unë opozitë dhe si po bëhet tash. Unë besoj se për opozitarizëm janë dy mënyra: [1] e kritikës racionale, [2] zemërimit revolucionar”.
“Bën edhe të dyja, por te ju nuk po e shoh asnjërën”.