kurti inspekton restaurimin e kulles se mahmutbegolleve ne peje 67d455b48d87b

Kurti inspekton restaurimin e Kullës së Mahmutbegollëve në Pejë

March 14, 2025
1 minut lexim

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, vizitoi sot në Pejë Kullën e Mahmutbegollëve, e cila ndodhet në fazën përfundimtare të restaurimit.

Ky objekt historik, i ndërtuar në shekullin XVIII, është një nga asetet e trashëgimisë kulturore që po restaurohet me financim nga Ministria e Kulturës, në vlerë prej 271 mijë eurosh.

Punimet nisën në korrik të vitit të kaluar dhe tashmë janë afër përfundimit.

Qeveria e Kosovës e ka cilësuar këtë projekt si një dëshmi të angazhimit të saj për mbrojtjen dhe rifunksionalizimin e objekteve të trashëgimisë kulturore në rrezik.

Restaurimi i Kullës së Mahmutbegollëve synon jo vetëm ruajtjen e historisë dhe arkitekturës tradicionale, por edhe promovimin e saj si pjesë e turizmit kulturor në Pejë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ne cfare rrethanash mund ti hiqet karta e gjelber nje banori te perhershem 67d455016b833
Story i mëparshëm

Në çfarë rrethanash mund t’i hiqet karta e gjelbër një banori të përhershëm?

pse vendosen veroret dhe cfare simbolizojne ato 67d456e046200
Story i radhës

Pse vendosen veroret dhe çfarë simbolizojnë ato?

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë